Noka e shtyn nga foltorja dhe i hedh telefonin në tokë-Shehaj: Atë që s’bëri PS, e bëri ish-kolegu im
Deputeti Agron Shehaj, kryetari i partisë ‘Mundësia’ mbajti të bllokuar foltoren e kuvendin duke insistuar interpelancë me zv/kryeministren Belinda Balluku për koncesionin e autostradës Thumanë – Kashar.
Për mosmiratimit e kërkesës nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, që nuk është përfshirë në rendin e ditës, Shehaj bllokoi foltoren duke mos lejuar deputetët e tjerë, as të PD-së të flasin në foltore.
Kjo situatë shkaktoi tensione e përplasje dhe me deputetin tjetër Flamur Nokën. Ndërsa në momentin që garda e nxori jashtë deputetin Shehaj, homologu Xhelal Mziu e njomi me ujë në distancë.
Në momentin e konfrontimit, Shehaj i është drejtuar ish-kolegut të PD-së, Noka, duke i thënë “atë që nuk bëri mazhoranca të më largonte me dhunë, e bëri Flamur Noka. Erdhi këtu dhe më largoi me dhunë, atë që nuk bëri Garda, atë që nuk bëri mazhoranca e bëri ish-kolegu i PD.