Noka i heq mikrofonin Nasip Naços, përplaset me gardistin. Nikolla: Do shtoj masat ndaj teje
Deputetët e Rithemelimit nuk kanë lejuar që Kuvendi të mbajë një seancë të rregullt duke bërë zhurmë dhe bllokuar foltoren duke mos lejuar dëgjimin e fjalëve të deputetëve të mazhorancës.
Teksa në Kuvend po diskutohej për pagesat e punonjësve dhe ish punonjësve të Poliçanit nga relatori Nasip Naço, deputeti Flamur Noka i përjashtuar nga seanca e Kuvendit ka hyrë dhe i ka marrë mikrofonin duke i thënë “Mos fol më Nasip, jeni parlament i narkoshtetit”.
Deputeti Noka është përplasur edhe me gardistin i cili ka tentuar ta largojë nga salla e Kuvendit pasi ishte pwrjashtuar.
Këto veprime kanë bërë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla të marrë masa më të ashpra ndaj Nokës.
“Largohu nga salla je i përjashtuar. Do marrë masa shtesë, Sekretariati i Etikës do mblidhet për rastin”, tha Nikolla.