Noka-ministrave: T’ju thuash hajdut është gjysma e të vërtetës. Spiropali ndërpret seancën

Kuvendi ndërpreu për disa minuta seancën pasi opozita është ngritur për të bllokuar foltoren. Gjithçka nisi pasi kryetarja e Kuvendit, Elsia Spiropali i preu fjalën deputetit Flamur Noka, i cili nuk pranoi të largohej nga foltorja.
Spiropali i mbyllin fjalën me argumentin se nuk po fliste për procedurë, por për të fyer Këshillin e Ministrave.
Debati në Kuvend
Noka: Se çfarë thotë opozita dhe çfarë politike bën ajo nuk e përcakton qeveria, or rregullorja e Kuvendit. Në rast se deputeti drejton gishtin për vjedhje dhe abuzime dhe arsimin që ka shkuar i fundit në vend, për shëndetësinë që është e vjedhur, kjo nuk do të thotë se po fyen apo po kalon etikën. T’ju thuash juve hajdut nuk është fryje por është gjysma e të vërtetës.
Spiropali: Nuk e keni fjalën, po fyeni. E përdorët fjalën për të fyer Këshillin e Ministrave.
Korreshi: Emira është që opozitës të mos ia ndërprisni kurrë fjalën. Ka fjalë korridoresh se ju kanë shkulur veshin, por qëndrimi juaj nga java në javë është pak e çuditshme.