Categories: LajmePolitikë

Noka : Opozita  drejt bashkimit në një federatë, por jo me Bashën dhe Alibeajn

Numri dy i Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, ka deklaruar të enjten një synim të ri drejt bashkimit të opozitës shqiptare. 

Në një konferencë për mediet në lidhje me fazën e bisedimeve për bashkimin e opozitës, ai tha se “me aleatët ne jemi në bisedime për të hedhur një tezë për krijimin e një federate”.

“Sigurisht në kontaktin e parë që kemi është diskutuar dhe është lënë që të hartohet një platformë për të konceptuar idenë e bashkimit. Dhe jemi në përpjekje të vazhdueshme për të bashkuar opozitën”, u shpreh ai.

Por ai hodhi poshte kategorikisht bashkimin me atë që quhet grupimi zyrtar i PD udhëhequr nga Basha e Alibeaj. “Kur të flasin për çështjen e qeverisë dhe për ushtarët e saj mund të përfshijnë Bravën. Brava dhe Alibasha për ne nuk janë opozitë”, tha me ironi Noka.

Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, kujtoi se “Kuvendi Kombëtar i PD miratoi një rezolutë. Rezoluta qartëson shumë mirë rrugën e forcës tonë politike Aksioni opozitar dhe mosbindja civile në parlament, aksion opozitar dhe mosbindje civile në terren”, u shpreh Noka.

I pyetur në lidhje se si do të vijohet me komisionin e reformës zgjedhore, Noka tha se “ne kemi bërë punë të madhe për bashkimin e PD dhe të opozitës dhe po vazhdojmë ta bëjmë”.

“Jemi të hapur në këtë pikë dhe çdo individ tjetër që është demokrat dhe opozitar, përjashto Bravën dhe Alibashën, do jetë pjesë e punës tonë për t’u bashkuar dhe për të krijuar frontin apo federatën kundër këtij regjimi kriminal që kemi përballë”. “Në këtë bashkim, përjashtohen vetëm dy pengjet, njëkohësisht mercenarët e Edi Ramës” përsëriti me këmbëngulje Sekretari i Përgjithshëm Rithemelimit në Partinë Demokratike Flamur Noka. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

5 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

5 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

5 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

5 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

5 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

6 hours ago

This website uses cookies.