Norvegjia gjobë mbi 98 mijë dollarë në ditë Meta-s për shkeljen e privatësisë së…
Norvegjia gjobë mbi 98 mijë dollarë në ditë Meta-s për shkeljen e privatësisë së përdoruesve
Pronari i Facebook, Meta Platforms, do të gjobitet me 98 500 dollarë në ditë për shkelje të privatësisë nga 14 gushti.
Vendimi i Autoritetit për Mbrojtjes e të dhënave të Norvegjisë mund të ketë implikime të gjera europiane dhe Meta mund të gjobitet nëse nuk trajton shkeljet e privatësisë të identifikuara nga rregullatori Datatilsynet.
“Datatilsynet ka thënë se Meta nuk mund të mbledhë të dhënat e përdoruesve në Norvegji , të tilla si vendndodhjet fizike të përdoruesve, dhe t’i përdorë ato për të synuar reklamat në to, të quajtur reklamat e sjelljes, një model biznesi i zakonshëm për teknologjinë e madhe”, thuhet në artikullin e The Guardian.
“Që nga e hëna e ardhshme, një gjobë ditore prej 1 milion korona do të fillojë të zbatohet,” tha Tobias Judin, kreu i seksionit ndërkombëtar të Datatilsynet.
Gjoba do të zgjasë deri më 3 nëntor, por rregullatori norvegjez mund ta bëjë të përhershme duke ia referuar vendimin Bordit Evropian për Mbrojtjes e të Dhënave.
Kjo gjithashtu mund të zgjerojë shtrirjen territoriale të vendimit në pjesën tjetër të Evropës.
Meta tha javën e kaluar se synon t’u kërkojë përdoruesve në Bashkimin Evropian pëlqimin e tyre përpara se të lejojë bizneset të synojnë reklamat bazuar në atë që shohin në shërbimet e saj si Facebook dhe Instagram.