Nostalgji në Fest 62, Ilir Shaqiri: Kujtojmë korifenjtë e këngëve. Këngëtari italian Santino de Bartolo: Krenar që jam në Festival
Në natën e tretë të Fest 62, natës së nostalgjise, artistët do të vijnë në formën e dueteve me artistë të njohur të skenës së shqiptare.
Pak orë para nisje së natës së tretë, këngëtari Ilir Shaqiri, për mikrofonin e emisionit “Jetë Shqiptare” u shpreh i emocionuar që në këtë natë të kujtojë korifenjtë e këngëve. “Është një mrekulli të kujtoj korifenjtë e këtyre këngëve”
Në këtë natë nostalgjike nuk do të mungojnë edhe këngëtarë të huaj. Nga ana e tij, këngëtari italian, Santino de Bartolo komplimentoi publikun shqiptar ndërsa u shpreh i lumtur që do të jetë pjesë e këtij eventi madhështor.
“Jam shumë krenar dhe i gëzuar të jem në këtë Festival dhe të këndoj këngën time. Publiku shqiptar është shumë i mirë”, u shpreh ai.
I pranishëm edhe në dy netët e para të festivalit, komendiani Xhuliano Dule zbuloi se shfaqja e sotme do të jetë shumë e bukur, ndërsa nuk ka lënë pa komplimentuar këngët pjesëmarrëse.
“Unë jam shumë i kënaqur, po e shijoj shumë. Dua ta falënderoj publikun shqiptar dhe këngëtarët që po bëjnë një punë shumë të mirë, këngët janë shumë të bukura. Besoj se shfaqja do jetë shumë shumë e bukur. Sot kemi një monolog për nostalgjinë, diçka e veçantë, të shohim si do e përcjelli publiku shqiptar. Shpresoj që ti bëjë njerëzit të mendojnë pak për çfarë ka ndodhur”.
Edhe këngëtari Big Basta, pjesë e artistëve pjesëmarrës në festival shprehu përgjegjësi të madhe rreth pjesëmarrjes në festival pasi, siç ai shprehet, është festivali i të gjithë shqiptarëve.
“Emocioni i mbrëmshëm ishte i veçantë, kemi përgjegjësi shumë të madhe sepse është Festivali i të gjithë shqiptarëve. Ne donim të përcillnin një mesazh që të tregojmë që ne që kemi shumë vite pa ardhur si e shohim Shqipërinë sot dhe si do të jetë nesër menjë shpresë shumë të madhe që do të arrimë aty ku ne e meritojmë. E gjitha kjo e përcjellë në atë këngë dhe e përcjellë përmes atij bashkëpunimi. Këtë donim të arrinim dhe pjesa tjetër është juri, vota, por rëndësi ka që ne po kënaqemi shumë. Rikthimi ishte i mirëmenduar, por ky ishte 100% rikthimi ynë. Publiku shqiptar është baza dhe ne na kishte munguar shumë”, tha këngëtari.
Ndërkohë këtë natë juria do të vendosë se cilët do të jenë 8 këngëtarët debutantë që do të kalojnë në natën finale.