Nostalgji në Fest 62, Ilir Shaqiri: Kujtojmë korifenjtë e këngëve. Këngëtari italian Santino de Bartolo: Krenar që jam në Festival

Në natën e tretë të Fest 62, natës së nostalgjise, artistët do të vijnë në formën e dueteve me artistë të njohur të skenës së shqiptare.

Pak orë para nisje së natës së tretë, këngëtari Ilir Shaqiri, për mikrofonin e emisionit “Jetë Shqiptare” u shpreh i emocionuar që në këtë natë të kujtojë korifenjtë e këngëve. “Është një mrekulli të kujtoj korifenjtë e këtyre këngëve”

Në këtë natë nostalgjike nuk do të mungojnë edhe këngëtarë të huaj. Nga ana e tij, këngëtari italian, Santino de Bartolo komplimentoi publikun shqiptar ndërsa u shpreh i lumtur që do të jetë pjesë e këtij eventi madhështor.

Jam shumë krenar dhe i gëzuar të jem në këtë Festival dhe të këndoj këngën time. Publiku shqiptar është shumë i mirë”, u shpreh ai.

I pranishëm edhe në dy netët e para të festivalit, komendiani Xhuliano Dule zbuloi se shfaqja e sotme do të jetë shumë e bukur, ndërsa nuk ka lënë pa komplimentuar këngët pjesëmarrëse.

Unë jam shumë i kënaqur, po e shijoj shumë. Dua ta falënderoj publikun shqiptar dhe këngëtarët që po bëjnë një punë shumë të mirë, këngët janë shumë të bukura. Besoj se shfaqja do jetë shumë shumë e bukur. Sot kemi një monolog për nostalgjinë, diçka e veçantë, të shohim si do e përcjelli publiku shqiptar. Shpresoj që ti bëjë njerëzit të mendojnë pak për çfarë ka ndodhur”.

Edhe këngëtari Big Basta, pjesë e artistëve pjesëmarrës në festival shprehu përgjegjësi të madhe rreth pjesëmarrjes në festival pasi, siç ai shprehet, është festivali i të gjithë shqiptarëve.

Emocioni i mbrëmshëm ishte i veçantë, kemi përgjegjësi shumë të madhe sepse është Festivali i të gjithë shqiptarëve. Ne donim të përcillnin një mesazh që të tregojmë që ne që kemi shumë vite pa ardhur si e shohim Shqipërinë sot dhe si do të jetë nesër menjë shpresë shumë të madhe që do të arrimë aty ku ne e meritojmë. E gjitha kjo e përcjellë në atë këngë dhe e përcjellë përmes atij bashkëpunimi. Këtë donim të arrinim dhe pjesa tjetër është juri, vota, por rëndësi ka që ne po kënaqemi shumë. Rikthimi ishte i mirëmenduar, por ky ishte 100% rikthimi ynë. Publiku shqiptar është baza dhe ne na kishte munguar shumë”, tha këngëtari.

Ndërkohë këtë natë juria do të vendosë se cilët do të jenë 8 këngëtarët debutantë që do të kalojnë në natën finale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh

Këtë të mërkurë (26 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

20 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ dërgon 16 kandidatë për verifikim në prokurori

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të dërguar për verifikim në Prokurorinë e…

2 days ago

Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Si parashikohet moti këtë të martë

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

2 days ago

Finalet e Nations League do zhvillohen në Gjermani, kalendari dhe oraret e sfidave

Gjermania është vendi që do të presë finalet e UEFA Nations League 2024/25, që do…

2 days ago

Autori i dy golave, Manaj: Rëndësi ka fitorja

Rey Manaj ishte autor i një dygolëshi në fitoren 3-0 që Shqipëria arriti përballë Andorrës…

2 days ago

Silvinjo pas fitores: Krenar për lojtarët

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar suksesin 3-0 që kuqezinjtë arritën përballë Andorrës në “Arena…

2 days ago