Nostalgjia e kartolinave – Sot i kanë zëvendësuar urimet virtuale përmes rrugëve elektronike
Festat e fundvitit i afrojnë më shumë njerëzit përmes urimeve.
Dikur mesazhet për ndërrimin e viteve dërgoheshin nëpërmjet kartolinave me anë të postës.
Këtë na e tregon me nostalgji mësuese Lejla Uligaj Golemi.
Megjithatë, kohët kanë ndryshuar në formën e të thënit gëzuar. Po në kohët e sotme a vijon të ruhet kjo traditë ?
Atmosfera bëhet më festive nga dhuratat apo dërgimi i urimeve përmes formave të ndryshme.
Ajo që ne urojmë më së shumti është të jemi të shëndetshëm e me zemrën plot.