Notarja nga Paraguai “pranon” se është dëbuar për shkak të sjelljes së papërshtatshme
Luana Alonso ka thyer heshjen një ditë pasi e kanë dëbuar nga Fshati Olimpik duke pranuar versionin e dhënë nga mediet sa i përket dëbimit të saj.
“Ju lutem mos dëgjoni çfarë thuhet në njoftime të ndryshme. Nuk jam përjashtuar. Nuk dua të vazhdoj të flas shumë mbi këto spekulime pasi nuk dua që të më prishin jetën”, shkroi notarja 20-vjeçare në rrjetet e saj sociale ku ndiqet nga më shumë se 600.000 ndjekës.
Notarja u dëbua nga skuadra e saj pasi shqetësonte shoqet e saj të ekipit, të cilat janë ende në garë. Ajo kalonte kohë me atletë të tjerë në ambientet e përbashkëta duke shqetësuar koleget e ekipit të saj kombëtar.
Në ditët e fundit ajo ka postuar fotografi nga hotele dhe restorante luksoze.