Noti, përsëri rekorde olimpike
Noti dhuron të tjera rekorde olimpike në ditën e pestë të garave. Kështu rekordi i ri olimpik i parë ka ardhur në 200 metra delfin për vajza, atje ku Mekkintosh e Kanadasë ka fiksuar kohën e re 2’03”03, Më pas me një tjetër rekord të ri olimpik do të vinte Australia, kjo në stafetën 4×200 metra stil i lirë për vajza.
E koha e re e vendosur nga Australia ishte 7’38”08. Ndërkohë një medalje e artë ka shkuar për Hungarinë, ndërsa Kos në 200 metra shpinë zuri vendin e parë me 1’54”26.
Dhe finalja e fundit e ditës së pestë ishte 200 metra bretkosë për vajza, atje ku Dagllas e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zuri vendin e parë me 2’19”24. Në këtë mënyrë vazhdon shfaqja spektakolare e notit në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.