Noti shkodran në rrugë të mbarë/ Lika dhe Pema, dy prej notareve të një brezi të talentuar kuqeblu

sport noti

sport noti

Ndonëse pa kushtet e duhura stërvitore, pasi prej vitesh kërkohet një pishinë për zhvillimin e proçesit stërvitor, noti shkodran duket se është në rrugë të mbarë. Dhe, kjo falë punës pasionante dhe profesionale që trajneri Kolë Shiroka po bën me një brez të talentuar vajzash të reja shkodrane. Dy prej tyre janë edhe Elia Lika dhe Andia Pema, e para pjesëmarrëse në Kampionatin Europian të Notit, duke qënë konkuruese për të dytin vit radhazi në stilin 50 metër stil i lire dhe e dyta, nënkampione e Shqipërisë në garën 50 metër stil i lirë.
Së shpejti, pritet konkurimi në Kampionatin Kombëtar që zhvillohet në muajin nëntor në kryeqytet, ku dy notaret në fjalë, së bashku edhe me kampionen Viki Tafrruku, si dhe pjesën tjetër të skuadrës kuqeblu, kanë objektiv fitimin e trofeut si ekip dhe si individë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.