“Nuk angazhohemi me personat e përfshirë në korrupsion”, Berisha i përgjigjet SHBA: Përgjigjen e morët më 5 nëntor
Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar për gazetarët reagimin e të ngarkuarës me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn për pozicionimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mos u angazhuar me persona të përfshirë në korrupsion madhor.
Ndërsa Berisha është një personave të shpallur ‘non grata” nga SHBA për korrupsion madhor, kryedemokrati reagimit të VanHorn iu kundërpërgjigj duke thënë se është përgjigja u mor më 5 nëntor duke iu referuar protestës së mosbindjes civile.
Berisha theksoi se nuk ka mbetur asgjë për të komentuar nga administrata e vjetër, dhe se deklarata e VanHorn dukej sikur ishte shkruar nga ish-ambasadorja Yuri Kim.
“Nuk jam këtu për të folur për të shkuarën. 5 nëntori u dha përgjigje këtyre. Këta janë administratë që ka humbur. Nuk harxhoj kohë për të shkuarën. Administrata që ikën s’kam mbetur më gjë që se kam thënë.
Nuk komentoj ato, se ajo ishte shkruan nga dora e Kim dukej, sikure kishte shkruar Kim, bile e kishte ndryshuar pak por s’ka gjë”, deklaroi Berisha.
Kujtojmë se disa ditë më parë E ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn ka përsëriti qëndrimin për pozicionimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mos u angazhuar me persona të përfshirë në korrupsion madhor. VanHorn, duke u ndalur te zgjedhjet e 11 majit, ka nxitur të jgitha palët politike që të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik të barabartë.
“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor. – E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn”, thuhej në faqen e ambasadës amerikane në Tiranë.