Lajme

Nuk deklaroi në kufi mbi 680 mijë euro, në pranga 51-vjeçari. Policia: Dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal

Një 51-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të hynte në pikën kufitare të Muriqanit me 680 595 mijë euro të padeklaruara. Sipas policisë 51-vjeçari L.N, tentoi të fustën ilegalisht paratë në vendin tonë, ndërsa “ekzistojnë dyshime se këto para rrjedhin nga aktiviteti kriminal”.

Paratë ishin fshehur nga 51-vjeçari në dyert e modifikuara të automjetit  tip “Benz” dhe u zbuluan gjatë kontrollit në vijën e dytë në pikën kufitare.

Policia arriti të zbulonte dy hapësira të modifikuara në dyert e pasme, ku ishin fshehur 680 595 euro, të cilat ky shtetas synonte t’i fuste ilegalisht në Shqipëri.

Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

4 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

5 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

5 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

5 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

5 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

5 hours ago

This website uses cookies.