Nuk deklaruan 84 mijë euro në kufirin Hani i Hotit, nën hetim 2 polakë
Dy shtetas polakë janë vënë nën hetim pasi nuk deklaruan në pikën kufitare të Hanit të Hotit 84 mijë euro.
Dy të rinjtë polak gjatë kohës që kanë tentuar të dalin nga Shqipëria nuk i deklaruan shumë e parave, ndërsa policia ia gjeti gjatë kontrollit të vijës së dytë.
Sipas policisë kufitare paratë u gjetën në automjetin me të cilin lëviznin shtetasit polakë M. K., 35 vjeç dhe M. G., 33 vjeçe.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të 2 shtetasit polakë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.