“Nuk doja të vdisja e virgjër”, zbret në Lezhë / Shfaqja teatrale tërhoqi maksimalisht vëmendjen e publikut lezhjan
Monodrama “Nuk doja të vdisja e virgjer”, zbriti këtë fundjave në Lezhë. Shfaqja teatrale e bazuar në librin e shkruar nga shkrimtarja italiane me aftësi të kufizuara , Barbara Garlaschelli, u vu në skenën e qendrës kulturore të fëmijeve nga regjisori Gjergj Mena, me aktor Ina Gjonçin dhe katër të rinj.
Kjo monodramë synon të jetë një rrëfim i kthjellët, i thjeshtë, pa klithma, që hedh dritë më shumë mbi ngjashmëritë sesa mbi dallimet, më shumë mbi emëruesin e përbashkët që është “njeriu” dhe ndjesitë e tij, që nuk kanë kufizim.Virgjëria” këtu nuk është vetëm në konceptin fizik, por në shumë dimensione, që të mos vdesësh e virgjër, e paprekur nga jeta thotë regjisori i shfaqjes Gjergj Mena,
Shfaqja teatrale nuk “Nuk doja të vdisja e virgjër”, zgjati për rreth 60 minuta duke tërhequr në maksimum vemendjen e publikut lezhjanm që e ndoqi me mjaft vemendje.