Categories: LajmePolitikë

“Nuk duhet të jetë Berisha kandidat për kryeministër”, Hajdari: PD-ja duhet të ketë një lider të ri në zgjedhjet e 2025

Ish- deputetja demokrate Rudina Hajdari e ftuar në studion e RTSH-24, deklaroi se Sali Berisha nuk duhet të jetë kandidat për kryeministër se Partia Demokratike ka nevojë për një emër të ri që të frymëzojë me vizionin e  30-viteve të ardhshme.

“Për shkak të statusit dhe kontributit që kam në PD personalisht dhe familjes sime, mund të them që pavarësisht mbështetjes që ka Sali Berisha, mendoj që nuk është ai, nuk duhet të jetë Berisha kandidat I duhur për kryeministër në zgjedhjet që vijnë.  Duhet patjetër që ne të kemi një kandidaturë të re për kryeministër që të ngjalli shpresë dhe besim te PD-ja. Duhet një vizion i qartë, lidershipi i tanishëm duhet të japë një ide se cilat do jetë hapat që do të merren në këto muaj që kanë ngelur. Ajo çfarë është e rëndësishme për momentin, duhet të shikojmë se si do të zgjedhim lidershipi të ri”, deklaroi Hajdari

 Jam shprehur dhe më parë, tha Rudina Hajdari për rikthimin e Sali Berishës I cili ishte I nevojshëm në momentin e rikthimit dhe erdhi nëpërmjet votës së anëtarëve por unë mendoj  se PD-së I duhet një vizion I ri për 30 vitet e ardhshme.

 Ishte deputetja demokrate vlerësoi se rikthimi I vulës dhe logos zyrtare, Sali Berishës ishte një vendim I duhur.

Më në fund Gjykata e Apelit dha një vendim e cila ishte në lartësinë e duhur dhe përmbushim pritshmëritë e qytetarëve për një demokraci funksionale. Padyshim për ata që kanë qenë pjesë e PD-së që prej themelimit të saj e kanë pritur shumë mirë duke I dhënë fund kësaj situate.”

Për ish deputeten, konflikti për siglën dhe vulën zyrtare të PD-së që u bë ndërmjet Lulzim Basha dhe Sali Berishës  ishte një lojë e shëmtuar politike dhe ky vendim i dha fund kësaj loje të shëmtuar politike.

Në këtë kontekst ajo tha se, “PD duhet padyshim të ndezë motorët të bëjë një reformim të thellë të strukturës, nj hapje të mbledhë figura të ndryshme dhe sidomos të reja dhe të hapë garën brenda PD”

Ky është një ogur I mirë  dhe momenti I duhur për të bërë një restart  përpara zgjedhjeve 2025. Kemi shumë sfida përpara , kemi shumë punë por kjo ishte një nga sfidat që duhet ta zgjidhnim ne demokratët”.

Sipas ish-deputetes Hajdari, partia ka nevojë për njerëz të rinj që strukturat të rigjenerohen në mënyrë që të freskohet dhe të jetë sa më bashkëkohore.  Duhet të bëjmë gjithçka të mundur që partia të hapet  me figura të reja dhe shpalosjen e platforme të reja , apo dhe ndryshimin e lidershipit apo vendosjen e një plani strategjik se si do shkojmë në zgjedhjet e ardhshme, ndryshe ne nuk mund të bëjmë dot asgjë për të  dhënë shpresën shqiptarëve.

E shkuara duhet të jetë një mësim që mos të bëjmë gabimet në të ardhmen. E di që do të jetë një sfidë e vështirë, Berisha ka peshën e tij brenda PD, është një person i cili ka vlerë dhe peshë gati shumë hyjnore brenda PD, është udhëheqës shpirtëror i shumë demokratëve, por kjo s’do të thotë që s’kemi kapacitet në parti dhe të kemi një pasardhës” tha ndër të tjera ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

15 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

15 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

15 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

15 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

15 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

16 hours ago

This website uses cookies.