Nuk ka grip të shpendëve në Shkodër – Specialisti Preçi: Pas analizave u vërtetua që fermat janë të pastra

Asnjë prej stabilimenteve që rrit dhe tregton prudukte dhe nënprodukte të shpendve nuk është prekur nga influenca havjare në Qarkun Shkodër. Konfirmimi vjen nga përgjegjëesi i shërbimit veteriner Mark Preçi.
Referuar ndalimit të tregtimit rreth 2 javë më parë të një sasie vezësh nga ana e AKU, Preçi tregon se kjo nuk ishte nga prekja e influencës havjare.
Kontrollet veçanërisht në ferma që furnizojnë tregun me mish apo vezë është thuajse e përditshme.
Po ashtu, janë marrë edhe kampionë të cilët pas analizës kanë rezultuar negative.