Categories: LajmeSocialeKryesore

Nuk ka më vende në varreza/Banorët e Shirokës: Bashkia të nisë procedurat për të gjetur tokë

Të mos prehesh i qetë në banesën e fundit, është një nga problemet që po ndodh së fundmi në varrezat myslimane të Shirokës. Në këto varreza nuk ka më vende për të vdekurit e kësaj zone. Në mungesë të sipërfaqes së tokës, zgjidhje e vetme ka mbetur ajo e hapjes së varreve të vjetra.Një mundësi tjetër sipas banorëve është dërgimi i të ndjerëve në varrezat e “Stom Golemit” në Shkodër, apo në zonën e Anës së Malit. Ata pranojnë se nuk ka qenë aspak e lehtë për ta, për gjetjen e një hapësire të lirë.Duke u gjendur rrëzë malit e bën të vështirë edhe hapjen e tyre, pasi në brendësi toka nxjerrë masivë gurësh dhe shkëmbinj. Në shumë raste punëtorët janë detyruar që ti hapin varrezat me dinamit për të thyer gurët pasi toka është tepër e fortë. Përveç vuajtjes që kalojnë njerëzit kur i vdes një i afërm, tashmë banorët e Shirokës duhet të vuajnë edhe faktin se nuk kanë ku ta varrosin njeriun e tyre. Familjeve që u ndodh fatkeqësi përveç hidhërimit të humbjes të të dashurve, u shtohet edhe stresi i gjetjes së një vendi për banesën e fundit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

9 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

9 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

9 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

9 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

9 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

9 hours ago

This website uses cookies.