Categories: LajmeSport

Nuk ka pushim për Vllazninë / Kuqeblutë nisin përgatitjet, nuk ka lëvizje në merkato

Nuk ka pushim për Vllazninë. Një gjë të tillë e paralajmëroi pas miqësores me Besëlidhjen edhe trajneri Qatip Osmani, dhe ashtu në të vertetë ndodhi, kur futbollistët kuqeblu u paraqitën pasditen e së martës në stadiumin “Loro Boriçi” duke zhvilluar të parën seancë për vitin  2024. Të pranishëm kanë qënë të gjithë futbollistët që mbyllën vitin 2023, me përjashtim të atyre,  me të cilët klubi kuqeblu ka zgjidhur kontratat me mirëkuptim. I pranishëm në këtë seancë ka qënë edhe mbrojtësi i majtë, Xhelil Asani, futbollist ky që në fakt është përfolur për një largim të mundshëm, por, të paktën, për momentin, duket se një mirëkuptim i tillë nuk është arritur akoma, ose në rast të kundërt, mundet që drejtuesit të kenë ndërruar mendje. Gjithsesi, nga sa bëhet e ditur, pista Asani, është në shqyrtim e sipër. Po, nga ana tjetër, interesimi më i madh ka qënë për merkaton në hyrje. Gjatë ditëve të fundit të vitit 2023, ka pasur shumë komente mediatike lidhur me veshjen kuqeblu të disa futbollistëve cilësore, duke nisur nga Memolla, Hila dhe deri tek Shkodran Mustafi, i cili është shpallur kampione bote me Gjermaninë. Por, të paktën, në këtë seancë të parë të zhvilluartë martën në stadiumin “Loro Boriçi”, por edhe në momentin e skuadrës drejt Ulqinit për minifazën përgatitore, asnjëri prej tyre nuk është parë të jetë prezent. Për t’u thekuar është se në seancën e parë të vitit, por edhe në momentin e nisjes së skuadrës drejt Ulqinit, me skuadrën kuqeblu janë bashkuar edhe një kontigjent futbollistësh të rinjë, siç janë: portjeri Aron Jukaj, mbrojtësit Amir Brahimi dhe Egert Selmani, mesfushori Ersi Zaganjori, si dhe sulmuesit, Kevin Dodaj dhe Klajti Halili. Një veprim i till tregon qartë se drejtuesit kuqeblu po mendojnë seriozisht për promovimin e elementit të riu, gjë që në fakt është kërkuar prej kohësh, por ky sezon po e verteton më së miri një gjë të tillë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

41 minutes ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

46 minutes ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

58 minutes ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

2 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

2 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

2 hours ago

This website uses cookies.