Categories: BotaLajme

Nuk lejoi armëpushimin e menjëhershëm në Gaza, Kina dënon veton e SHBA-së në OKB

Kina ka kritikuar ashpër SHBA-në për veton ndaj rezolutës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Pekini tha se SHBA dërgoi mesazhin e gabuar dhe në mënyrë efektive i dha dritë jeshile për masakrën e vazhdueshme.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se rezoluta e propozuar nga Algjeria do të rrezikonte bisedimet për t’i dhënë fund luftës.

SHBA-ja ka propozuar rezolutën e saj të përkohshme të armëpushimit, e cila gjithashtu paralajmëroi Izraelin të mos pushtonte qytetin e Rafahut.

Ka pasur një dënim të gjerë të vendimit të SHBA për të bllokuar rezolutën e Algjerisë ndërsa luftimet vazhdojnë në Gaza.

Ajo u mbështet nga 13 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Britania e Madhe.

Në përgjigje të vetos, ambasadori i Kinës në OKB Zhang Jun tha se pretendimi se mocioni do të ndërhynte në negociatat diplomatike në vazhdim ishte “krejtësisht i pambështetur”.

Duke pasur parasysh situatën në terren, shmangia e vazhdueshme pasive për një armëpushim të menjëhershëm nuk është asgjë ndryshe nga dhënia e dritës jeshile për masakrën e vazhdueshme. Përhapja e konfliktit po destabilizon të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, duke çuar në rritjen e rrezikut të një lufte më të gjerë. Vetëm duke shuar flakët e luftës në Gaza, ne mund të parandalojmë që zjarri i ferrit të përfshijë të gjithë rajonin”, u shpreh ambasadori kinez.

Kryediplomati algjerian i OKB-së deklaroi se “për fat të keq Këshilli i Sigurimit dështoi edhe një herë”.

“Shqyrtoni ndërgjegjen tuaj, si do t’ju gjykojë historia”, shtoi Amar Bendjama.

Aleatët e SHBA ishin gjithashtu kritikë ndaj vendosjes së vetos. I dërguari i Francës në OKB, Nicolas de Rivière shprehu keqardhjen që rezoluta nuk u miratua “duke pasur parasysh situatën katastrofike në terren”.

Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e Uashingtonit në OKB, tha se nuk ishte koha e duhur për të vendosur armëpushim të menjëhershëm ndërsa negociatat midis Hamasit dhe Izraelit po vazhdojnë.  Homologia e saj në Mbretërinë e Bashkuar, Barbara Woodward, tha se plani për armëpushim mund të rrezikojë bisedimet.

Izraeli nisi operacionet e tij në Gaza pas një sulmi të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 njerëz dhe më shumë se 240 të tjerë u morën peng, transmeton BBC. 

Fushata ushtarake izraelite ka lënë më shumë se 29,000 njerëz të vdekur në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në territorin palestinez.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

13 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

13 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

13 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

13 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

16 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

16 hours ago

This website uses cookies.