“Nuk munda të mbjell tokat”, i moshuari tregon përse vendosi t’i jepte me qira 12 dynym tokë
Ky është Nuri Ceka nga fshati Kosmaç i Vau Dejësit. Ai prej thuajse 3 dekadash jeton në Shkodër. Edhe këtë fillim jave i moshuari gjendet pranë tokave, të cilat prej 10 vitesh i ka dhënë me qira. Ndonëse qiraja nuk është aspak fitimprurëse, Nuriu, me lot në sy, tregon se mori këtë vendim për të mos i parë tokat e tij djerrë.
Fëmijët i kanë emigruar. Në pamundësi për t’i mbjellë, ai dha me qira 12 dynym tokë. Vetë merr vetëm të ardhurat nga pemët , të cilat i shet në Shkodër.
68- vjeçari apelon drejt institucioneve, që të kthejnë sytë nga fermerët për t’i mbështetur, si e vetmja mundësi që tokat të mos mbesin djerrë.