Nuk regjistrohen radhë në Muriqan / Në 24 orët e fundit mbi 16 mijë përsona kanë hyrë në territorin shqiptar
Situata vërehej e qetë sot në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit.
Sipas Autoriteve shqiptare të kufirit krahasuar me vitet e mëparshme fluksi i kalimeve po përballohet më me lehtësi kjo për shkak te masave të marra.
Sipas të dhënave zyrtare nga drejtoria e kufirit dhe emigrancionit në 24 orët e fundit përmes pikë kalimit kufitar të Muriqanit kanë kaluar në dalje nga Shqipëria 4325 shtetas e rreth 1700 automjete ndërsa kanë hyrë në territorin shqiptar 16100 përsona me afro 4750 mjete.
Ndërkohë që fluksi i kalimeve në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Malit te Zi, si në Muriqan ashtu edhe në Hanin e Hotit, pritet të vijoje pothuajse gjatë gjithë këtyre ditëve festive