trajneri Anderson
Përfaqësueja e Suedisë e mbylli me një fitore fushatën e saj të kualifikueseve në kampionatin Europian, duke fituar 2-0 ndaj Estonisë. Megjithatë ky edicion, nuk ishte e lehtë për përfaqësuesen skandinave, pasi e mbylli Grupin F në vendin e tretë me 10 pikë, shumë larg Belgjikës kryesuese e Austrisë që mbyllën këtë grup në kuotën e 20 dhe 19 pikëve.
Kështu, mungesa e aksesit në eventin europian shkaktoi lamtumirën e trajnerit Jane Andersson, i cili largohet pas shtatë vitesh në stolin e Suedisë. Trajneri 61-vjecar mori detyrën në vitin 2016 duke arritur 93 ndeshje në stol, në të cilat arriti 48 fitore, 15 barazime dhe 30 humbje.
Andersson arriti të kualifikonte Suedinë në kampionatin Botëror të vitit 2018 dhe Euro 2020. Përfaqësuesja e Suedisë ka qenë një nga skuadrat që shkonte rregullisht në vitet e fundit në aktivitete madhore. Por pas 6 edicionesh radhazi, edhe ecuria e saj e suksesshme në Kampionatet Europiane ka marrë fund.
Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve. Ato zënë…
Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…
Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…
I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…
Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…
Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…
This website uses cookies.