Nuk u takuan në Tiranë, Begaj dhe Cameron bisedojnë në telefon
Sekretari i Jashtëm David Cameron pati një telefonatë me presidentin shqiptar Bajram Begaj, njoftoi në X Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit.
Sipas njoftimit ata diskutuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s dhe riafirmuan mbështetjen e palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale.
Biseda telefonike erdhi pas anullimi të një takimi minutën e fundit mes tyre të mërkurën në mesditë në Tiranë.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron i cili qëndroi disa orë në kryeqytetin shqiptar, ndërpreu vizitën e tij në mënyrë të papritur, për të marrë pjesë në mbledhjen urgjente të kërkuar nga kryeministri Rishi Sunak, i cili lajmëroi zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 4 korrik.