Numri i anëtarëve në tregun e pensioneve private arrin afërsisht 38 mijë

amfis 696x445 1

amfis 696x445 1

Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi rritjen edhe gjatë tremujorit të tretë të këtij viti.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi raportin mbi tregun e pensioneve private, sipas të cilit, numri total i anëtarëve arriti në afërsisht 38 mijë anëtarë. Numri i anëtarëve të fondeve është zgjeruar me 4.1% ose 1483 anëtarë që nga fillimi i vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i tyre është rritur me 5.5%.

Të dhënat tregojnë se vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit shtator arriti në 6.48 miliardë lekë, në rritje me 13.75% që nga fillimi i vitit dhe me 25.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në mesin e këtij viti, në treg ishin aktive pesë fonde të pensioneve private, të administruara nga katër shoqëri të licencuara administruese.

Ligj i ri “Për fondet e pensionit privat”, që hyri në fuqi në fillim të nëntorit ka si qëllim përmirësimin e bazës ligjore dhe rregullimin e tregut të fondeve të pensionit privat, krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e këtij tregu dhe nxitjen e kursimeve për pension.

Një nga risitë e ligjit është parashikimi i dy formave të fondeve të pensionit, “Fond pensioni me pjesëmarrje të hapur” dhe “Fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur”.

Ligji parashikon politika lehtësuese fiskale për nxitjen e pjesëmarrjes në fondet e pensionit privat, të cilat pritet të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e tregut të pensioneve private.

Ligji parashikon një rritje të kufirit të kontributit të anëtarit që përjashtohet nga tatimi si dhe rritje të kufirit të shpenzimeve që i njihen punëdhënësit kur kontribuon për punëmarrësit e tij.

Kufiri maksimal mujor, që për qëllime të lehtësive tatimore përjashtohet nga tatimi, është deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.