Numri i krerëve jo më kufizim, më shumë mundësi për subvencione për fermerët

Teksa vijojnë aplikimet për subvensione, specialistët e bujqësisë tregojnë se 3 javët vijuese janë më të rëndësishmet për fermerët
Kodra këshillon fermerët që këtë vit është kusht që të kenë të hapur një numër llogarie. Ndërkohë heqja e kufizimit të numrit të krerëve do u japë më shumë mundësi përfitimi fermerëvë.
Vitin e shkuar në Qarkun Shkodër aplikuan rreth 5 mijë fermerë, këtë vit ky numër sipas Drejtorisë së Bujqësisë do të tejkalohet.