Categories: LajmeSociale

Numri i lindjeve në Lezhë ra në vitin 2023, 111 lindje më pak nga një vit më parë

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Lezhë, numri i lindjeve ka pësuar rënie.

Sipas të dhënave zyrtare përgjatë vitit 2023 kanë ardhur në jetë 880 foshnja, 111 më pak se viti paraardhës.

Diçka e tillë bëhet e ditur nga mjekja gjinekologe Luljeta Delishi, e cila rendit disa prej shkaqeve të kësaj situate, ku kryesorja është tkurrja e popullsisë.

Ndryshe nga vite më parë, çiftet e reja po zgjedhin të sjellin në jetë më pak fëmijë, ndërsa lindje të shumta ka pasur nga gratë e komunitetit afgan të vendosura prej kohësh në Shëngjin.

Nuk është më ai numri i madh mbi tre. Tani janë raste krejt sporadike mbi katër a pesë, përveç afganëve që vijnë me fëmijën e gjashtë, të shtatë, të tetë. Ka pasur një bum të madh afganësh,” shprehet Dr. Delishi.

Spitali Obstetrik-Gjinekologjik në Lezhë është ndërtuar vitet e fundit me standarde e kushte bashkëkohore. Ai është në dispozicion të të gjithë qarkut përfshirë Kurbinin dhe Mirditën.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

10 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

10 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

10 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

10 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

11 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

11 hours ago

This website uses cookies.