Gezim Tushi
Sociologu Gëzim Tushi ka deklaruar se ka një tendencë të plakjes së popullsisë. I ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” për të diskutuar në lidhje me të dhënat e INSTAT se 30% e bashkive rrezikojnë të shuhen, Tushi u shpreh se ka disa komponentë që ndikojnë, sikurse renditi ekonominë, emigracionin, etj,.
“Tendenca është një plakje e popullsisë. Pse po ndodh? Ka shumë arsye. Ekonomia është një komponent. Por shoqëritë e pasura lindin më pak.
Sikurse e shihni, një shoqëri demokratike nuk e ka domosdoshmërisht lindjen e fëmijëve si objektivin kryesor.
Unë gjithmonë them se emancipimi i femrës është një faktor i rëndësishëm. Emigracioni është një faktor shumë i rëndësishëm, ka ikur 30% e popullsisë në këto 3 dekada. Duhen politika që të favorizojnë familjen”, tha ai.
Tushi bëri një analizë më tej të të mirave dhe më pak të mirave të familjes tradicionale dhe asaj moderne.
Ai u shpreh se po shkohet drejt hiçit edukativ, pasi sikurse theksoi ai “sot fëmijët janë bërë princër, dhe prindërit shërbëtorë të tyre. Iu plotësojnë të gjithë dëshirat”.
“Familja tradicionale shqiptare ka pasur anën e mirë dhe të errët. Familja moderne ka disa gjëra të mira.
Sot fëmijët janë bërë princër, dhe prindërit shërbëtorë të tyre. Iu plotësojnë të gjithë dëshirat. Kemi ardhur në hiçin edukativ. Duke qenë se jemi shumë të angazhuar me punë, kemi gjetur celularin.
dhe kjo bën që të kemi probleme të tjera që kanë të bëjnë me rritjen e fëmijëve”, u shpreh sociologu Tushi.
Kreu demokrat Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë (31 mars) planin për uljen e…
Investimet italiane në Shqipëri vijojnë të jenë të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë…
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald…
Kryeministri i ri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës…
Gjykata e Parisit shpalli fajtorë lideren e ekstremit të djathtë, Marie Le Pen, dhe 8…
Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar…
This website uses cookies.