Numri i ri i revistës “Gegnia”/ Ky numër përmban kritika dhe studime letrare nga autorë të spikatur
Prej 7 vitesh revista “Gegnia”, organ i Bibliotekës “Marin Barleti” ka përcjellë për lexuesit e saj vlerat më të mira të letërsisë dhe historisë së Shkodrës dhe përtej. Prej pak ditësh është publikuar në versionin online nr. 20 i kësaj reviste, brenda së cilës gjenden kritika dhe studime letrare, gjuhësi, filozofi, etnografi nga autorë të ndryshëm si Stefan Çapaliku, Arben Prendi, Ermira Alija etj.Si një person që ka dhënë kontribut në botimin e disa numrave përfshirë edhe atë të fundit, ish drejtori i Bibliotekës Maxhid Cungu vlerëson ndikimin që ka krijuar revista në rrethin e lexuesve.Pas versionit online, stafi i revistës ka nisur punën për botimin e saj edhe në versionin print, i cili pritet të dalë nga shtypi gjatë ditëve të ardhshme.