nicole wreyford oxRNH9YA22s unsplash e1644576086239 1915x1280 1
Ka patur një rritje prej 5% në numrin e rinoqerontëve të vëzhguar në Afrikë vitin e kaluar, tha sot Unioni i Ruajtjes (IUCN) në një njoftim që përkon me Ditën Botërore të Rinoqerontit.
Numri u rrit në 23 300, megjithëse kafshët janë ende të rrezikuara nga gjuetarët.
“Të paktën 551 rinoqerontë u vranë ilegalisht në kontinentin afrikan vitin e kaluar”, sipas IUCN.
Kafshët gjuhen për brirët e tyre, të cilët mendohet se në disa rajone kanë fuqi shëruese ose rrisin fuqinë, pavarësisht se kërkimet shkencore kanë dëshmuar të kundërtën.
“Numri i rinoqerontëve të bardhë u rrit në rreth 16 800 për herë të parë që nga viti 2012”, sipas të dhënave.
Numri i rinoqerontëve të zinj u rrit gjithashtu, në rreth 6 500, ndërsa IUCN ia atribuon këtë masave më të rrepta të ruajtjes.
Rinoqerontët janë të rëndësishëm për biodiversitetin pasi sigurojnë habitate të sigurta për kafshët e tjera.
IUCN është një organizatë ombrellë me anëtarë aktivë në fushën e ruajtjes së natyrës.
Këtu përfshihen shtetet dhe organizatat qeveritare dhe joqeveritare.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.