Numri i ulët i nxënësve/Reagon Sindikata e Arsimit: I kemi propozuar disa pika Ministrisë së Arsimit
Sipas një studimi të INSTAT në vitet e para të tranzicionit deri në 1994-1995 regjistroheshin në klasë të parë rreth 77 mijë nxënës në vit. Por nga viti në vit ky numër ka rënë me shpejtësi prej emigracionit të lartë dhe rënies së lindshmërisë. Zëvëndëspresidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit Shqiptar, njëherësh Kryetari i kësaj sindikate për qarkun e Shkodrës Arian Peraj, e sheh si shqetësuese rënien e numrit të nxënësve dhe largimin e tyre jashtë vendit. Kryesindikalisiti Arian Peraj thotë se Sindikata e Arsimit i ka propozuar Ministrisë së Arsimit disa pika konkrete, për të cilat ai thotë se ka gjetur frymën e bashkëpunimit. Referuar shifrave të INSTAT, në vitin 2021 u regjistrua niveli më i lartë i të larguarve nga vendi në një dekadë, me gati 33 mijë persona që ikën pa kthim. Po sipas INSTAT ritmet e ikjes u përshpejtuan ndjeshëm pas frenimit në periudhën e pandemisë, në 2020-n.