Nuno Mendes sfidon Mbappe: E njoh, do të bëj gjithçka për ta ndaluar

Portugali-Francë, një nga çerekfinalet më interesante të planifikuara për Euro 2024. Nuno Mendes, mbrojtësi i krahut i kombëtares së trajnerit Roberto Martinez dhe i Paris Saint-Germain, foli sot në konferencën për shtyp. Për të është një ndeshje e veçantë, në të cilën do të gjejë disa bashkëlojtarë, duke luajtur në Francë.
Anësori i majtë i është përgjigjur edhe një pyetjeje në lidhje me sfidën me mikun e tij, Kylian Mbappé dhe është përgjigjur si më poshtë: “Të them të drejtën, ai nuk do të luajë në anën time. Nëse ai vjen në anën time, unë do të jem i përgatitur”.
“Stërvitem çdo ditë për këto lloj momentesh. Të gjithë jemi të përgatitur për këtë ndeshje kundër Francës dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të kufizuar pikat e tyre të forta dhe për të luajtur lojën tonë. Do të jetë e ndërlikuar, unë e njoh Kylian, dhe do të bëj çmos për ta ndaluar”.