Nurellari: Ja aferat e Kurtit! Ka lidhur 2.123 kontrata pa tender

Analisti Adri Nurellari deklaroi në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se qeveria e Albin Kurtit ka lidhur 2.123 kontrata pa tender.

Nurellari vuri në dukje se ky është një rast i paprecedentë pasi sipas tij, t’i mbledhësh të gjitha bashkë tenderat e bërë që nga çlirimi i Kosovës e deri më sot, nuk i afron kësaj shifre që ka vendosur Albin Kurti.

Kjo është një qeveri me nivelet më të larta të korrupsionit. Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë janë dhënë 2123 kontrata pa tender, një burimore që kanë vlerën diku te 272 milionë euro. Jo vetëm kaq, por 757 të kontratave janë aneks kontrata, janë kontrata të mëparshme të cilat janë shtuar më tej me negocim të mbyllur. Qoftë shifra e parave, pra 272 milionë euro të dhëna pa tender, pa konkurs, pa garë dhe qoftë numri i kontratave prej 2.123 të tilla është rast i paprecedentë. Jo vetëm rast i paprecedentë, por t’i mbledhësh të gjitha që pas çlirimit, të gjitha bashkë nuk i afrohen kësaj shifre”, u shpreh Nurellari.    

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.