Nusja rreh me bastun vjehrrën, e moshuara përfundon në spital, ngjarja u fsheh nga i biri
Kjo është Nazmie Buçi 82 vjec e cila 2 ditë më parë u dhunua nga nusja e saj 43 vjecare Elmira Buçi. E moshuara tregon se dhuna për të ishte e përsëritur ndërsa në dijeni ishte edhe I biri I saj
E moshuara tregon se policinë e njoftuan komshinjtë të cilët e kishin parë të moshuarën të gjakosur
Policia vendore e Shkodrës bën me dije se 43 vjecarja Elmir Buçi është ndaluar nga policia pas denjncimit që e mishuara ka bërë. 82 vjecarja ndodhet në spitalin rajonl Shkodër teksa po merr ndihmë mjeksore për shkak të plagëve të marra nga dhuna e ushtruar me mjete të forta. Mësohet se 42 vjecarja punonte si pastruese në një nga baret e qytetit ndërsa I biri roje private. Shërbimi psikiatrik në Shkodër bën me dije se as Ylli Buçi e as bashkëshortja e tij Elmira Buçi nuk janë pacient të regjistruar duke mohuar faktin se ata vuajnë nga crregullime të shendetit mendor.