Nxehtësi rekord dhe stuhi të forta, kushtet ekstreme të motit godasin Evropën

Temperaturat rekord vazhdojnë të  rriten në pjesë të ndryshme të Evropës. Serbia aktualisht po përjeton valën e parë të nxehtit të sezonit, me temperatura që pritet të rriten në të gjithë vendin.

Rumania është një tjetër vend që po përballet me rritje ekstreme të temperaturave ku termometri pritet të shënojë deri në 40ºC gjatë fundjavës. Kryeqyteti Rumanisë ka marrë pamjen e një qyteti tropikal, ku banorët po I  drejtohen një liqeni lokal si dhe shatërvanëve nëpër parqe për t’u freskuar.

Por situata paraqitet ndryshe në disa vende të tjera evropiane, si Gjermania, disa pjesë të së cilës, si Saksonia u goditën nga stuhi të shoqëruara me reshje të dendura shiu.   Këto kushte moti shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, si shkatërrim të linjave të furnizimit me energji elektrike në vendin ku po zhvillohet  Euro 2024.

Copernicus, agjencia e monitorimit të klimës së Bashkimit Evropian, raportoi në fillim të muajit se muaji I shkuar u karakterizua nga temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë në botë gjatë majit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.