Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen kësaj të mërkure në gjimnazin “Hydajet Lezhë” në qytetin e Lezhës, teksa një mësuese u godit me një karrige nga një nxënës brenda ambjenteve të shkollës.Sherri ndodhi rreth orës 10 e 30 minuta dhe në shënjester të sulmit ishte mësuesja e matematikes Majlinda Palushi.Kjo e fundit mori një lëndim në krah nga goditja me karrige dhe u mor nga autombalanca dhe po merr mjekim në urgjencen e spitalit rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Menjëherë pas sinjalizimit në lidhje me rastin në shkollë mbërritën forcat e policisë të cilët identifikuan dhe shoqëruan në komisariat, nxënësin që goditi mësuesen.Ai është një 16-vjeçar nxënës i viti të dytë, i cili po merret në pyetje dhe po kryhen dhe po kryhen të veprimet proceduriale.Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se nxënësi dhe mësuesja kanë debatuar fillimisht me njëri-tjetrin, pasi kjo e fundit i kishte thënë se nuk e kalonte klasën në lëndën që ajo jepte.Diçka e tillë solli rebelimin e nxënësit, i cili ka marrë karrigen dhe ka goditur në sy dhe të bashkëmoshatarëve të tjerë.
Ndërkohë kjo ngjarje e paprecedent solli bojkotim të mësimet në gjimnazin “Hydajet Lezha” dhe është kërkuar që të zhvillohet dhe një proteste lidhur me këtë situatë të vështirë nga sjellja e nxënësve, ndërsa nga Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar deri tani nuk ka patur asnjë reagim.
Ndeshje e çmendur në “San Siro”. Milani përmbys Parmën, duke fituar 3-2 sfidën e vlefshme…
Siguria ushqimore është një nga elementet e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria gjatë rrugëtimit…
Zyra Vendore Arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e…
Në zonën e Vilunit në Velipojë, dhjetëra të rinj u angazhuan në një aksion pastrimi…
Prej vitesh, qendra”Don Bosko” në Shkodër vijon të ofrojnë shërbime të ndryshme vullnetare veçanërisht për…
Këtë të dielë kalaja “Rozafa” , priti vizitorë të huaj. Më shumë ranë në sy…
This website uses cookies.