Nxënësi mund profesorin / Tekniku i ri Bekteshi mund Elbasanin e profesorit të tij Gjuka
PërballjaVllaznia-Elbasani, takim i luajtur mbrëmjen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës për Superligen e basketbollit meshkuj, ka pasur një të veçantë. Në drejtimin e dy skuadrave respektive kanë qënë trajnerët Damian Bekteshi dhe Fabian Gjuka. I pari, ish basketbollisti i Vllaznisë në kohën kur kuqeblutë i drejtonte tekniku kosovar Fabian Gjuka, ndërkohë që ky i fundit tashmë drejton ekipin e Elbasanit. Rezultati përfundimtar ishte Vllaznia 102 dhe Elbasani 84. Që do të thotë se nxënësi Damian Bekteshi ka mundur profesorin e tij, Fabian Gjuka. Një fitore kjo, plotësisht e merituar, pasi gjatë të gjithë ndeshjes Vllaznia ka qënë dominuese në fushën e lojës.
Me ndeshjen së shtunës, Vllaznia-Elbasani është mbyllur faza e parë e kampionatit, ku skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi dhe kolegu i tij Roni Gjeçaj, edhe pse e nisi kampionatin me problem të shumta organizative, arriti të renditej në vendin e tretë të tabelës së kalsifikimit.