Categories: KulturëLajme

Nxënësja e parë e Gegë Marubit/ Luigjina Pogu nisi punën si fotografe në vitin 1952 në Studio Marubi

E kishte pritur gjatë momentin kur do të ritakonte kujtimet e së shkuarës përmes vizitës në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, të lidhura me profesionin e saj si fotografe.

Në vitin 1952 një vajzë e re shkodrane do të niste punën në atelierin e fotografisë së Marubëve. Luigjina Perdoda Pogu do të bëhej nxënësja e parë e mjeshtrit të fotografisë Gegë Marubi dhe ndër vajzat e para që do të lëvronin fotografinë në qytet. Ajo vlerëson shumë punën e mësuesit të saj, njeriut me të cilin bashkëpunoi shumë vite në fushën e fotografisë Gegë Marubin. Aftësia në përdorimin e mirë të dritës në momentin e shkrepjes së fotografive ishte detaji që spikaste fort në punën e Luigjinës si fotografe.Imazhi në përgjithësi apo fotografia në veçanti ka pësuar ndryshime të vazhdueshme duke iu përshtatur zhvillimeve teknologjike dhe frymës së re por njerëz si Luigjina Perdoda Pogu ishin ata që kultivuan fotografinë si një art i vërtetë fisnik duke i dhënë asaj forma të krijimtarisë artistike falë pasionit dhe profesionalizmit në këtë fushë.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Zgjedhjet e 11 majit, si mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Një ditë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, Radio Televizioni Shqiptar shpjegon për…

12 hours ago

KF Shkodra U- 15 kampione e Shqipërisë / Piraniqi dhe Vajushi: Ambiciozë edhe në Superiore

përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran,…

12 hours ago

Shkodra në “Junior Eurovision” – Bashkia marrëveshje me RTSH: Kënga fituese e Festivalit të Këngës për Fëmijë në Eurosong

Kënga fituese në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong…

12 hours ago

181 mijë vota nga Diaspora – Për të votuar në zgjedhje, u regjistruan mbi 246 mijë bashkëkombas

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të shtunë kanë mbërritur rreth 8 mijë vota të…

12 hours ago

Zgjedhje 2025 në Shkodër – Të drejtë vote 261 579 qytetarë, të regjistruar nga Diaspora 17480 vetë

Në zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun Shkodër kanë të drejtë vote 261…

12 hours ago

Tërheqja e materialeve zgjedhore – ZAZ 2 nis e para shpërndarjen e bazës materiale

Në qarkun Shkodër, 8 Komisionet Administrimit Zgjedhor kanë bërë gati materialet për t’i shpërndarë drejt…

12 hours ago