Nxitja e armëpushimit në Gaza, Blinken vizitë në Arabinë Saudite
Sekretari amerikan i shtetit Entoni (Antony) Blinken do të udhëtojë këtë të hënë (5 shkurt) drejt Arabisë Saudite në vizitën e tij që pestë që prej muajit tetor.
Vizita e tij vjen pasi SHBA kryen sulme hakmarrëse kundër objektivave të lidhura me Iranin në Irak dhe Siri , dhe në vendet e rebelëve Houthi në Jemen, në përshkallëzimin e fundit të konfliktit që po përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme.
Udhëtimi vjen gjithashtu pasi administrata Bajden shfaq gradualisht njëfarë zhgënjimi me Izraelin, me sanksionet e vendosura të enjten ndaj kolonëve ekstremistë, megjithëse SHBA-ja ka anashkaluar thirrjet ndërkombëtare ndaj Izraelit për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake.
Një propozim armëpushimi në diskutim, i hartuar gjatë bisedimeve të një jave më parë në Paris ku përfshihej shefi i CIA-s dhe zyrtarë izraelitë, katar dhe egjiptianë, do të ndalonte luftimet për gjashtë javët e para pasi Hamasi liron pengjet e kapur më 7 tetor në këmbim të të burgosurve palestinezë, sipas një burim i Hamasit. AFP raporton më tej:
Blinken në udhëtimin e tij do të vizitojë Izraelin, si dhe Egjiptin dhe Katarin, ndërmjetësi kyç me Hamasin, i cili kontrollon Rripin e Gazës dhe mban një zyrë në Doha.