Nxitja e arsimit profesional, Rama: Rrugë alternative e sigurt, të rinjtë pajisen me armën e një zanati

62b21ba71f174986ab8a43f4f3f77960

62b21ba71f174986ab8a43f4f3f77960

Brenda muajit dhjetor, nxënësit e viteve të para të gjimnazeve, mund të transferohen lehtësisht në shkollat e arsimit profesional, nëpërmjet e-Albania.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional është një rrugë alternative e sigurtë për të rinjtë, që të pajisen me armën e një zanati mund të gjejnë lehtësisht punë në një treg të etur ku pagat po vazhdojnë të rriten ndjeshëm.

“Nuk është fjala për një reformë të thjeshtë, pro të ndërlikuar dhe jetike për ekonominë tonë dhe për zhvillimin tonë social.

Është shumë e qartë që arsyet për të cilat arsimi profesional vazhdon të mos jetë në lartësinë e duhur të prindërve dhe nxënësve janë më shumë se sa një. Është po kaq e qartë se në këtë fazë të zhvillimit të vendit, duhet të bëjmë një sforco të përbashkët për të kapërcyer pengesat që ngrihen ose që janë ngritur gjatë rrugës.

Sot kemi mundësi të adresojmë këtë situatë me shumë agresivitet për shkak se kemi investuar në mënyrë të arsyeshme.

Duhet më shumë dhe më shumë do të bëjmë, por aktualisht nëse i nxisim dhe shtyjmë nxënësit që në numra të konsiderueshëm të integrohen në sistemin e arsimit profesional, e bëjmë pa merakun se do shkojnë në shkolla ku nuk do mund të marrin arsimin e nevojshme për shkak të kushteve”, u shpreh Rama.

Ky i fundit shtoi se nevojitet zgjerim i infrastrukturës së arsimit profesional, por sikurse sqaroi më tej ai, aktualisht ka vend mjaftueshëm për fazën e parë e cila ka nisur.

Duhet të zgjerojmë infrastrukturën e arsimit profesional, por aktualisht kemi mjaftueshëm vend për fazën e parë e cila ka nisur por duhet të intensifikojë të gjithë aktivitetin tuaj.

Nëse sot kemi rreth 4 mijë vende të lira në sistemin e arsimit profesional, potencial për të thithur 4 mijë nxënës, ne do thithim 4 mijë nxënës”, tha ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.