Nxitja e dialogut dhe forcimi i rolit të Këshillit, Hasani takon Komisionerin e Lartë për të Drejtat e Njeriut
Ministri i Jashtëm Igli Hasani është takuar me Komisionerin e Lartë për të Drejtat e Njeriut, Voklet Turk.
Nga ana e tij, Hasani ka vënë theksin te mbështetja e palëkundur e Shqipërisë për mandatin e Turk dhe ka përgëzuar përpjekjet në avancimin e të drejtave të njeriut.
Gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme, nxitja e dialogut, si dhe forcimi i rolit të Këshillit, ishin disa ndër temat e diskutuara gjatë takimit mes dyshes.
“Kënaqësi të takoja Komisionerin e Lartë për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk. Ritheksova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për mandatin e tij dhe përgëzova përpjekjet në avancimin e të drejtave të njeriut.
Si anëtarë të Këshillit, ne presim të bashkëpunojmë për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme, nxitjen e dialogut, si dhe forcimin e rolit të Këshillit”, shkruan Hasani në rrjetin social Facebook.