Nxitja e talenteve në fushën e letërsisë/Synimi i programit ishte thellimi në letërsi përmes studimit ose të shkruarit

bikbloteka
Nxënës të shkollave të mesme të qytetit dhe jo vetëm u bënë pjesë e një projekti që synon nxitjen e talenteve të reja në fushën e letërsisë. Cikli i leksioneve u udhëhoq nga lektori dhe autori i disa studimeve letrare Arben Prendi. Nga rregullat bazë të letërsisë dhe deri në projektimin e një vepre letrare ishin disa prej pikave ku u fokusua programi. Thellimi në Letërsi përmes studimit të saj ose të shkruarit ishin dy nga qëllimet e aktivitetit.
Cikli i leksioneve prej 5 të tillave u zhvillua në Bibliotekën publike “Marin Barleti”. Ai nisi në muajin nëntor dhe u finalizua së fundmi me shpalljen e fituesve për punimet më të mira në poezi, prozë dhe ese.Aktiviteti “Nxitja e talenteve të reja në letërsi” u organizua nga Bashkia e Shkodrës dhe Biblioteka “Marin Barleti”.