NYT: Kompania ”X” mund të humbasë 75 milionë reklama për përmbajtjet antisemitike

Kompania ”X” e Elon Musk, mund të humbasë 75 milionë dollarë të ardhura nga reklamat pas postimit të diskutueshëm në Twitter, në të cilin sipërmarrësi tha se ”ishte dakord me një teori konspirative antisemite”. Deklaratën e tij Musk e bëri gjatë një vizite të martën në Izrael.  

Lajmi u raportua nga New York Times, e cila ka parë dokumentet e brendshme të kompanisë që kanë të bëjnë me tremujorin e fundit, periudhë në të cilën kompanitë intensifikojnë investimet e tyre në reklama në funksion të sezonit të Krishtlindjeve.

Sipas dokumenteve, më shumë se 100 marka ose reklamues të tjerë, si politikanët, kanë ndërprerë reklamat në social X, ndërsa dhjetëra të tjerë po mendojnë ta bëjnë këtë.

Pas publikimit të postimit të Musk në Twitter, mbikëqyrësi i medias amerikane, Media Matters, publikoi një raport që shfaqte reklama në rrjetin social pranë përmbajtjes antisemite. Si përgjigje, X ngriti një padi kundër organizatës.

IBM, Apple dhe Disney ishin ndër markat që tërhoqën shpejt reklamat e tyre nga X në ditët e fundit pas incidentit.

Sipas raportit, Airbnb ka bllokuar mbi 1 milion dollarë reklama në X. Uber dhe Coca-Cola janë dy marka të tjera që kanë zgjedhur të pezullojnë reklamat në platformë.

Kompania e Elon Musk tha se të dhënat e rishikuara nga NYT ishin të vjetruara ose “përfaqësonin një analizë të brendshme për të vlerësuar rrezikun total”.

Ai tha gjithashtu se të ardhurat në rrezik janë vetëm rreth 11 milionë dollarë dhe se shuma e saktë vazhdon të luhatet pasi disa reklamues kthehen ose rrisin shpenzimet e reklamave. 

( Sipas ATSH )

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja mbërrin në Londër

Kombëtarja shqiptare udhëtoi të mërkurën drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për…

16 hours ago

Moti- Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të…

16 hours ago

OSBE: Partitë duhet ta kenë të qartë se Shqipëria është kandidate për në BE

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Ngjarja…

16 hours ago

Berisha: Do i japim zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se do të zgjidhë përfundimisht çështjen e kthimit…

16 hours ago

PD ka prezantuar kandidatët në Shkodër, Berisha: Kemi përballë narko-shtetin, ndaj është fushata më e rëndësishme e 34 viteve të fundit

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit 2025 në qytetin e Shkodrës,…

16 hours ago

Bora zbardh zonat malore në vend, s’ka bllokime të rrugëve, rekomandohen goma dimërore

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të vendit. Në veri, reshjet e rëna gjatë…

2 days ago

This website uses cookies.