Categories: LajmePolitikë

“O legen, o burracak!”, Bardhi përplaset me Olta Xhaçkën: Do përgjigjesh në SPAK

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur në hyrje të Kuvendit me ish-ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Bardhi i është drejtuar Xhaçkës se nuk mund të lihet opozita jashtë punimeve të Kuvendit, duke mos e lejuar këtë të fundit të futet brenda ambienteve të Parlamentit.

Nuk është hyrja, hajdutët brenda të ndershmit jashtë! Nuk është kështu, as me investime strategjike as me fonde AZHBR-je”, iu drejtua Bardhi, Xhaçkës.

Nga ana e saj, Xhaçka është rezervuar në reagimin e saj duke i thënë se “nuk dua të prish zonjëllëkun se e di si e do përgjigjen”.

Bardhi i është kthyer se ajo do ta japë përgjigjen në SPAK për akuzat që i janë drejtuar Xhaçkës. Ndërsa ish-ministrja i është drejtuar me fjalët; O legen o burracak!

Debati mes Bardhit dhe Xhaçkës

Gazment Bardhi: Nuk është hyrja, hajdutët brenda të ndershmit jashtë! Nuk është kështu, as me investime strategjike as me fonde AZHBR-je.

Olta Xhaçka: Nuk dua të prish zonjëllëkun se e di si e do përgjigjen

Gazment Bardhi: Pa hë, jepe një herë!

Olta Xhaçka: E di shumë mirë si e do përgjigjen

Gazment Bardhi: Përgjigjen do ta japësh për SPAK ti!

Olta Xhaçka: Nuk e meriton  

Gazment Bardhi: Përgjigjen do ta japësh shumë shpejt në SPAK

Olta Xhaçka: O legen o burracak!

Gazment Bardhi: Përgjigjen do ta japësh në SPAK. Bëj gati kyçet e dorës dhe shumë shpejt!

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

11 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

11 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

12 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

12 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

12 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

12 hours ago

This website uses cookies.