Obelisk në qytetin e Pukës kushtuar 6 martirëve të ekzekutuar 98 vjet më parë

Në sheshin kryesor të qytetit të Pukës është organizuar ceremonia e vendosjes së obeliskut kushtuar martirëve të lirisë, Ndrekë Markiçi, Ndue Dashi, Dedosh Jaku, Çun Gjergji, Hilë Caka dhe dom Gjon Gazulli, të cilët 98 vite më parë u ekzekutuan pa gjyq.

Kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj u shpreh në rrjetet sociale se, obelisku “Martirët e Lirisë 1926-1927” është një vlerë e shtuar për kujtesën kolektive, si dhe një akt drejtësie për këta burra, të cilët u dënuan me varje në litar vetëm pse u ngritën kundër shtypjes. Dodaj e konsideroi një kauzë të shenjtë që shoqëria njerëzore e ka domosdoshmëri të çdokohshme, sa herë pushtetet dhe qeveritë marrin karakter autoritarist dhe tiranik.

Realizimi i këtij obelisku përkujtimor vjen si bashkëpunim midis bashkisë së Pukës e Fushë – Arrësit dhe të afërmve të këtyre martirëve.

Me vendim të Këshillit Bashkiak të Pukës, njërës prej rrugëve kryesore të qytetit iu vu emri “Ndoc Mark Deda”, i njohur si atdhetar i flaktë në luftë kundër pushtuesit.

Pas ceremonisë në Pallatin e Kulturës të Pukës u zhvillua edhe një sesion shkencor, ku studiues e historianë evidentuan kontributin e qëndresën heroike të 6 martirëve të rënë për liri, të cilët me vendim të këshillave bashkiakë Pukë e Fushë-Arrës u vlerësuan me titullin Qytetar Nderi pas vdekjes. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.