Obeziteti, pasoja tek fëmijët – Fenomeni i shumëpërhapur krijon probleme edhe tek të vegjlit

Obeziteti fëminor është një problem mjekësor i rëndësishëm, sepse mbipesha dhe obeziteti tek fëmijët shkakton sëmundje kardiovaskulare, diabetin e madje edhe disa lloje të kancerit. Dietologia Klea Bilali na shpjegon se cilët janë faktorët që çojnë fëmijët në obezitet.
Edukata e të ushqyerit shëndetshëm duhet të jetë e pranishme që në hapat e parë të jetës, sepse modeli që ne japim ndikon në shëndetin e fëmijëve tanë.