Obeziteti tek fëmijët, mjekja këshillon prindërit: Kujdes me dietat ushqimore për fëmijët

Obeziteti dhe mbipesha tek fëmijët është një fenomen gjithnjë në rritje në ditët e sotme. Fast food, ushqime rënduara me kimikate, pijet me sheqer dhe regjimi jo i duhur ushqimor dhe fizik, reflektojnë ndjeshëm në shëndetin e një fëmije.

Fëmijët mbipeshë dhe obezë janë në rrezik të problemeve shëndetësore si sëmundje zemre, atak, diabet, osteoartrite dhe tipe të ndryshme kanceri, ndaj mjekët apelojnë që prindërit të jenë të kujdesshëm që fëmijët të mos arrijnë në këtë fazë.

Mjekja Silvana Bozdo këshillon për të gjitha nënat një dietë të shëndetshme ushqimore, si dhe bën thirrje që fëmijët të shmangin sa më shumë ushqimet e gatshme.

“Një rol kryesor duhet të luajë familja, sidomos nëna e cila duhet të vejë një regjim ushqimor që të ruajë dietë e fëmijës së vet. Fëmija të hajë ushqime të gatuara në shtëpi dhe jo ato të blera jashtë. I bëj thirrje nënave për një regjim ushqimor të fëmijëve të tyre. Edhe gjatë sezonit të shkollës, fëmijët të marrin bukë me vete dhe mos t’i drejtohen dyqaneve” tha mjekja.

Obeziteti tashmë prej disa vitesh përkufizohet si një sëmundje kronike, që karakterizohet nga shtimi i tepërt i masës dhjamore me pasoja në shëndetin e individit.

Prevalenca e obezitetit është trefishuar në shumë vende të Evropës dhe në botë që prej vitit 1980. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, obeziteti është një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik për këtë shekull që po jetojmë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.