Categories: Lajme

Obi dhe rrëmbimi i babait të tij: I drejtuan armën në kokë

“Isha në dhomën time, i emocionuar për një nga ndeshjet më të rëndësishme të jetës sime kundër Messit dhe Argjentinës dhe papritmas filloi të më binte telefoni dhe ishte vëllai që më thërriste… për të më thënë se babai ishte rrëmbyer. Mendova: çfarë, përsëri?'”. Obi Mikel, një ish-mesfushor i Chelsea dhe ekipit kombëtar të Nigerisë, i tha CNN detajet e rrëmbimit të dytë të babait të tij në vitin 2018. “Isha ulur dhe mendoja, ‘A ti them ekipit dhe federatës’? Unë jam kapiteni dhe lideri i kësaj skuadre, duhet të jem i fortë për ta dhe për vendin, kështu që nuk i thashë askujt”.

“Ishte një tronditje e madhe për mua dhe familjen time, ndërsa luaja nuk e dija çfarë mendoja, për ndeshjen, për babain tim… ata ishin të gjithë në lot”. Pas asaj ndeshje kundër Argjentinës, Obi tregoi për rrëmbimin, duke nisur kështu negociatat për të sjellë të atin në shtëpi shëndoshë e mirë. “Mbaj mend që babai im më tha ‘më kanë vënë një armë në kokë’, kjo është hera e dytë që ndodh dhe e di që mund të paguash një shumë të madhe parash për të më nxjerrë dhe për t’u kthyer në shtëpi”.

Hera e parë që babai i Obit u rrëmbye daton në vitin 2011 në Jos, një qytet në shtetin Plateau në Nigerinë qendrore. “Ishte një tronditje e madhe dhe ai u rrëmbye për 10 ditë. Ne bëmë telefonata dhe ata ranë në kontakt me ne, duke bërë kërkesat e tyre. Unë fola me klubin (Obi luante për Chelsean në atë kohë) dhe me Roman Abramovich”.  Pronari i atëhershëm i Bluve i tha Obi-t: “Nëse keni nevojë që unë të bëj diçka dhe t’i dërgoj njerëzit e mi në Nigeri për të gjetur babanë tuaj dhe për ta sjellë atë në shtëpi, unë jam i gatshëm ta bëj. Ju keni atë mundësi, por nëse mendoni se do të paguani atëherë vepro kështu”.

Në atë moment Obi vendosi të paguante rrëmbyesit: “Në fund pagova dhe babai u lirua”. Edhe në vitin 2011 Obi zgjodhi të futej në fushë nën urdhrat e Andre Villas-Boas i cili i tha atij: ‘ti je një lojtar i rëndësishëm për mua, por nëse nuk dëshiron ta bësh, mund ta kuptoj’. Unë thashë: ‘Nuk dua t’u tregoj atyre se jam i dobët, duhet të dal atje dhe të performoj'”, përfundoi Obi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia kërkon fitoren ndaj Bylisit/Brdaric vlerëson kundërshtarin por shpreson tek marrja e tre pikëve

Në prag të sfidës së nesërme ku Vllaznia do të pres në “Loro Borici” ekipin…

14 hours ago

Subvencione për 2732 fermerë/Shimaj: Apel për 219 fermerë që nuk kanë sjellë dokumentacionet

Teksa ka përfunduar shqyrtimi i dokumentacionit dhe kontrollet në terren, në qarkun Shkodër po vijon…

14 hours ago

Sali Mani, rapsodi i lahutës dhe çiftelisë/Figura e spikatur e Malësisë u përkujtua me një dokumentar dhe libër

Figura e Artistit të Merituar Sali Mani, rapsodit të lahutës e çiftelisë, u përkujtua “in…

14 hours ago

Pedagogët e dalë në pension/Gjuraj: Mirënjohje për kontributin e tyre, hapësirë për pedagogë të rinj

5 Pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë dalë në pension duke shpëputur marrëdhëniet me këtë…

14 hours ago

Kampionati Kombëtar i Boksit/Vllaznia, Tirana, Teuta, Flamurtari, Studenti, pretendentë për titull

Ka nisur mbrëmjen e së premtes Kampionati Kombëtar i boksit për vititn 2024, aktivitet që…

14 hours ago

Arti i muraleve në Shkodër/Qytetarët: Vendosja e tyre do ta bëjë këtë zonë më tërheqëse

Pas restaurimit të fasadave të pallateve në lagjen “Partizani” në Shkodër, pak ditë më parë…

14 hours ago

This website uses cookies.