Objektivat e korit “Prenkë Jakova” / Kori është pjesëmarrës i rregullt në aktivitetet kulturore të Shkodrës
Rikrijimi i Orkestrës Simfonike të Shkodrës në fillim të vitit 2023 e ka bërë të plotë kuadrin e Filarmonisë së këtij qyteti. Kori polifonik “Prenkë Jakova” përfaqëson një pjesë të rëndësishme të kësaj filarmonie. Ai u krijua në një vit të vështirë për vendin si ai i 1997-s.
Viti që lamë pas ishte i suksesshëm për korin, me pjesëmarrje të vazhdueshme në aktivitetet kulturore dhe artistike të qytetit.
Viti i ri sjell objektiva të reja por e rëndësishme mbetet vazhdimësia e korit.
Kori polifonik “Prenkë Jakova” nën drejtimin e kompozitorit Gjon Shllaku përbëhet sot nga 28 muzikantë profesionistë. Ky kor mban emrin e muzikantit të madh Prenkë Jakova, kompozitor, dirigjent i korit, orkestrës e bandës, i shquar ndër të tjera si krijues i Operas Kombëtare Shqiptare.