Obot, kanalet kulluese/ Banorët: Duhet të ishin pastruar
Kanë mjaftuar vetëm pak reshje shiu që fushat e mbjella në fshatin Obot të njësisë Ana e malit të mos kullojnë ujin e mbledhur. Sipas banorëve shkak është mos pastrimi i kanaleve.Nëse kanalet kulluese dhe ato vaditëse do ishin të çelura, një gjë e tillë nuk do të kishte ndodhur. Fshati Obot mbetet ndër më problematiket sa i takon përmbytjeve të vit pas viti.Banorët prej muajsh kanë kërkuar hapjen e plotë të kanaleve si e vetmja mundësi jo vetëm për të mbjellat e tyre dhe kullimin e tokave në rast reshjesh, por edhe parandalimin e përmbytjeve.